Kaka “flirton” sërish me Milan
Vizita i fundit i brazilianit Kaka’ në Milano ka shërbyer që mesfushori të takojë mjaft miq, por edhe për të bërë që mediat italiane të shkruajnë për rikthimin e tij te kuqezinjtë. Një foto e Rikardo’ Kaka’ me bashkëkombasin e tij Robinjo konfirmon darkën e konsumuar mes tyre, por edhe bisedimet për firmën e mundshme të lojtarit të Realit me Milanin.
Mesfushori i kombëtares braziliane i pyetur mbi kthimin te skuadra e tij e zemrës, ka thënë se është gati për gjithcka dhe se është në dispozicion të Milan. Më shumë sesa një mesazh drejtuesve, ky ka qenë edhe sinjali se tratativat mund të finalizohen.
“E kam thënë edhe kur jam me Realin se Milan është një klub që e dashuroj. Për mua është një situatë mjaft delikate por nëse këto dy skuadra bien dakord, jam gati për të bërë sakrifica për rikthimin te Milan” tha Kaka’.

Category: Futboll