Grekët presion talentit korçar, “mos zgjidh Shqipërinë”

Unknown | Thursday, January 17, 2013 |

Ergys Kaçe, talenti shqiptar i futbollit, i cili luan me PAOK-un e Selanikut, është nën presionin e grekëve për të mos zgjedhur përfaqësuesen kuqezi. Thuajse të gjitha mediat greke kanë publikuar lajmin se talenti shqiptar, që luan me PAOK-un në Superligën e Greqisë, është thirrur nga trajneri Giani De Biazi për miqësoren e shkurtit ndaj Gjeorgjisë. 

Ftesa për të është publikuar edhe në ëeb-site zyrtar të klubit të Selanikut, i cili e ka vënë seriozisht nën presion futbollistin 19 vjeçar. Sipas mediave PAOK-u i ka kërkuar Kaçes të refuzojë ftesën e De Biazit për ndeshjen miqësore të radhës, duke e vënë atë realisht nën presion. 

Gjithçka lidhet me faktin se Federata Greke kërkon që ai të zgjedhë kombëtaren e këtij vendi, ndërkohë që Kaçe regjistron deri më tani 4 ftesa me përfaqësuesen U21 të Shqipërisë. Por, ai nuk është aktivizuar asnjë minutë, ç’ka e bën situatën mjaft delikate, duke qenë se nëse vendos, mund të luajë pa probleme edhe me Greqinë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!