NBA: LeBron James rekordmen

Unknown | Thursday, January 17, 2013 |

Shtatlarti i Miami Heats kalon kufirin e 20 mijë pikëve në karrierë, duke u bërë lojtari më i ri në historinë e basketbollit amerikan që kalon këtë kuotë. Mbreti i skuadrës nga Florida, tashmë në moshën 28-vjeçare, theu rekordin që mbahej nga Kobe Bryant sepse ikona e Lakers e kaloi kufirin në moshën 29 vjeçare. 

Por nëse Miami Heat dhe LeBron James ecin me ritëm të lartë, një tjetër skuadër nuk njeh rivalë. Ajo ndaj Memphis Grizzlies ishte fitorja e 13-të “AT&T Center” për San Antonio Spurs që kaloi lehtësisht me rezultatin 103-82. Në letër parashikohej një sfidë e vështirë për teksanët sepse gjatë këtij sezoni miqtë kishin pësuar vetëm dy herë më shumë se 100 pikë. Por për Grizzliers nuk mjaftoi forma e mirë e Rudy Gay sepse Duncan dhe Splitter u treguan superiorë poshtë koshit, duke i shkaktuar humbjen e tretë rresht skuadrës se Memphis. 

Mbremje me nota pozitive edhe për francezin Tony Parker që shkëlqeu me 17 pikë e 11 asiste. Kjo fitore e mban San Antonion në vendin e tretë të Konferencës së Perëndimit me 30 suksese, ashtu si edhe Los Angeles Clippers, ndërsa Oklahoma City Thunder vazhdon të mbetet skuadra lider me 31 fitore dhe vetëm 9 humbje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!