Maradona dhe Pele legjendat që se fituan kurrë Topin e Artë

Unknown | Tuesday, January 08, 2013 |

Çmimi preztigjoz “Topi i Artë” ka kaluar nëpër duart e legjendave më të mëdha të futbollit Botëror të cilët nga viti 1956 janë shpërblyer me këtë çmim për kontributin e dhënë në futbollin mbarë botërorë. Shumë emra të mëdhenj të futbollit kanë arritur të shpërblehen për lojën, golat dhe sukseset e tyre me çmimin prestigjoz “Topi i Artë”.

Metjus njihet si lojtari i parë që ka prekur këtë trofe për të vazhduar pastaj ndër vite me emrat më të mëdhenj të futbollit si Di Stefano, Eusebio, Bobi Çarlton, Gerd Myler, Bekenbauer, Rumenige, Johan Krojf, Platini e Van Basten që e kanë fituar nga tre here ketë trofe prestigjoz. Në dekadën e fundit janë Ronaldo, Zidan, Ronaldinho, Cristiano Ronaldo dhe legjenda Messi që kanë arritur të bëjnë të tyren këtë çmim të lakmuar nga çdo futbollist. Shumë yje të futbollit janë kurorëzuar me titullin më prestigjoz individual në sportin popullor, por, çuditërisht edhe fatkeqësisht për spektaklin dhe atë çka ata kanë dhënë në fushën e lojës, ka edhe disa emra tejet të mëdhenj që nuk e kanë fituar asnjëherë këtë çmim. 

Mes këtyre emrave të mëdhenjë të futbollit Botëror bie në sy mungesa e dy legjendave më të mëdha të këtij sporti. Diego Armando Maradona dhe Pele që për momentin mbahen si dy lojtarët më të mirë të të gjitha kohrave, janë futbollistët që ndër vite nuk kanë arritur ta shënojnë emrin e tyre në librin e legjendave që kanë fituar topin e Artë gjatë karrierës së tyre edhe pse njihen si “mbretërit” e futbollit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!