Sali Berisha: Messi, hyji tokësor i futbollit

Unknown | Tuesday, January 08, 2013 |


Sali Berisha, edhe pse nuk njihet si dashamirës i futbollit, Topi i Artë për herë të katërt radhazi për Lionel Messin, e ka magjepsur.

Ai e ka shfyrtëzuar edhe një herë profilin e tij në Facebook për të përçuar mesazhin e ndjenjes që kishte pas çmimit që fitoi Messi.

Te dashur miq. Sonte ishte nata e yllit te yjeve te futbollit, argjentinasit Leo Messi, qe u shpall për të katërtën herë kryefutbollisti i botës, “Topi i artë i futbollit botëror”.

Leo Messi, (apo nuk e ka mbiemrin si shqiptar ) herë-herë me duket si hyji tokësor i futbollit dhe suksesit te tij, pasi tek ai janë shkrirë mrekullisht njerëzorja por dhe mbinjerëzorja, talenti i rrallë, përformanca fizike dhe psikologjike e përsosur me shpirtin e fitimtarit. 

Duke uruar se bashku superyllin e futbollit te planetit për rekordin e tij historik me duhet t’ju pohoj miqtë e mi te dashur se unë shoh tek secili prej jush një Leo Messi te vërtetë ne fitoren e betejës se ardhme elektorale, e madje, në shembullin e tij, edhe te katërtën, pra tjetrën pas saj, kështu shkroi kryeministri shqiptar, Sali Berisha. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!