Serbi Kolarov nuk dënohet për incidentin me tifozët shqiptarë
Reprezentuesi serb i Manchester Cityt, Aleksandar Kolarov nuk do të bartë pasoja për shkak të incidentit i cili ndodhi në ndeshjen me Newcastle, raportojnë mediat angleze.
Kolarovi më 15 dhjetor kishte fyer dy tifozë që mbanin flamurin shqiptar.
Tifozët shqiptarë kishin thënë se Kolarov i ka fyer ata në baza etnike, ku me pas incidentin e kishte marrë përsipër ta hetoj policia angleze.
Megjithatë, policia ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe Kolarov nuk do të bartë kurrëfarë pasoja.
Reprezentuesi serb i Manchester Cityt, Aleksandar Kolarov ka qenë protagonist i incidentit pas ndeshjes ndërmjet Newcastle-t dhe Manchester Cityt-t (1:3), raportuan pas ndeshjes mediat angleze.
Pas ndeshjes, serbi Kolarov ka kërkuar nga dy të rinj që ta heqin flamurin shqiptar nga tribunat. Pasi që ata kanë refuzuar ka ardhur deri të përballja verbale, mirëpo gjithçka ka përfunduar pa ndonjë incident më të madh.
Sipas Daily Mail, policia britanike do të hetoj rastin, ndërsa Kolarovi do të merret në pyetje të hënën, pasi që ai ka nxitur urrejtje ndëretnike me gjestin e bërë.
Serbi ishte futur në lojë në minutën e 37-të në vend të të lënduarit Samir Nasri, mirëpo ai u zëvendësua 18 minuta para përfundimit të takimit. (ORAinfo)
Category: Futboll