Usain Bolt: U shokova nga Pistorius

Unknown | Sunday, February 17, 2013 |


Usain Bolt po shijon javën e festimeve të All-Star game në SHBA ku zbriti edhe si protagonist në Houston për të bërë disa kosha por për atletin xhamajkan nuk mund të mungonin pyetjet e gazetarëve për dramën e Oscar Pistorius dhe menjëherë pas pyetjes ai vë duar në kokë.

“Po përpiqem ende ta kuptoj dhe ta pranoj në mendjen time që mund të jetë e vërtetë diçka e tillë. Jam i shokuar nga kjo ngjarje dhe nga Pistorius. Nëse do ta telefonoj? Nuk e di, nuk jam i sigurt, duhet të pres se çfarë do të ndodhë.”

Më pas kampioni olimpik në 100 metra tha se basketbolli ka qenë një ëndërr për të që në fëmijëri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!