Messi kaloi rekordin e vitit 1930

Unknown | Sunday, March 10, 2013 |

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi e ka thyer një rekord që datonte nga viti 1930, kur arriti të shënojë në 17 ndeshje rresht në La Liga, në fitoren 2:0 në shtëpi të Deportivo La Corunas. Futbollisti më i mirë në botë u inkuadrua në lojë nga bankina, për ta shënuar një super gol në minutën e 88-të në Camp Nou, për ta arritur shifrën e 40 golave nga 27 ndeshje të zhvilluara këtë edicion. 

“Futbollisti argjentinas e arriti një rekord të ri në historinë e futbollit, një gjë të tillë nuk e kishte bërë ndonjëherë ndokush”, shkruan uebfaqja zyrtare e Barcelonës. Gjiganti katalunas shtoi se Messi e kaloi sulmuesin polak Teodor Pewterek, i cili kishte realizuar 22 gola në 16 ndeshje rresht për ekipin polak Ruch Chorzoë në fund të viteve 1930. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!