Rooneyt i ulet paga te Man United!

Unknown | Sunday, March 10, 2013 |


Sir Alex Ferguson e ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e tij se Rooney nuk do të largohet nga Manchester United.
Fergie ka thënë se Rooneyt shpejtë do ti prezantojnë skuadrën e tij të re, para se të mbaroj kontrata aktuale e cila është e gjatë deri në vitin 2015 dhe në bazë të cilës fiton 230 mijë paund në javë.
"Nuk duam që lojtarët e rëndësishëm tonë të largohen nga skuadra. Do të vijë koha për të diskutuar dhe firmosur kontratën e tij të re" deklaroj Ferguson.
Pavarësisht këtyre fjalëve të Ferguson, mediat angleze janë të sigurta se drejtuesit e klubit i kanë kërkuar trajnerit të bindë lojtarin të pranojë një ulje të ndjeshme të rrogës së tij, sidomos për faktin se ai nuk është më zgjedhje e parë në formacionin e “djajve të kuq”/Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!