Stadiumet e Kosovës, shndërrohen në ‘pishina’ FOTO

Unknown | Friday, March 15, 2013 |

Stadiumet e futbollit në Kosovë janë shndërruar në ‘pishina’, vetëm dy ditë para zhvillimit të xhiros së radhës në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Stadiumi ‘Bajram Aliu’ në Drenicë, siç shihet në fotografinë e dytë, është përmbytur i tëri, pas të reshurave të pandalshme të shiut dhe ka gjasa që ndeshja Ferronikeli – Trepça të mos zhvillohet fare të dielën. Hiç më mirë s’i ka punët as stadiumi ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë (foto e parë), ku pritet të shtyhet edhe ndeshja në mes të Besës dhe Vëllaznimit. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!