Zvicra me pesë shqiptarë kundër Qipros

Unknown | Friday, March 15, 2013 |


Ottmar Hitzfeld ka ftuar pesë futbollistë shqiptarë për ndeshjen eliminatore kundër Qipros që do të luhet me 23 mars në Nikozi, në kuadër të grupit E të eliminatoreve për Botërorin “Brazili 2014″.
Hitzfeld ka ftuar mesfushorët Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka si edhe sulmuesin Admir Mehmedi.
Deri më tani, Behrami ka 38 ndeshje e dy gola për Zvicrën, Xhemajli 24 ndeshje, Shaqiri 24 ndeshje e shtatë gola, Xhaka 15 ndeshje e tre gola, ndërsa Mehmedi 13 ndeshje e një gol.
Sipas mediave zvicerane, Xhaka rrezikon të humbë vendin në përbërjen bazë, pasi nuk po kalon ditë të mira te Borussia Mounchengladbach. Në vend të tij në mesfushë mund të paraqitet Blerim Xhemajli.
Zvicra prin në Grupin E me 10 pikë të mbledhura në katër ndeshje. E dyta është Norvegjia me shtatë pikë, sa ka edhe Shqipëria që zë pozitën e tretë. Qipro është e fundit me tri pikë të mbledhura në katër takime.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!