Messi paguan lirinë me 10 milionë euro

Sinani | Saturday, June 15, 2013 |

Me gjithë paraqitjen penale për shkak të fshehjes së tatimit në shumë prej 4 milionë eurove, futbollistit më të mirë në botë nuk i kërcënohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej 6 vjetësh, transmetojnë mediumet spanjolle, por do të mund të paguante dëmshpërblimin në shumë prej 10 milionë eurove.
Sipas dispozitave të reja të ligjit spanjoll, Messi si qytetar shembullor do të mund të arrinte ujdi me Ministrinë e Financave dhe që me ujdi jashtëgjyqësore të paguajë dënimin prej 10 milionë eurove, shkaku i llogaritjes së normës së interesit. Ekspertët financiarë në Spanjë e këshillojnë Messin që të pranojë ujdinë, që e tëra të përfundojë pa shumë bujë dhe që në këtë mënyrë të mos rrezikohet edhe imazhi pozitiv dhe kontratat shumëmilionëshe me sponsorët.
Shuma prej 10 milionëve nuk do të duhej të paraqiste problem për Messin, pasi ai si lojtar i Barcelonës fiton 16 milionë euro në vit dhe po kaq fiton edhe nga sponsorët.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!