Si për inat të Mourinhos, e dhezë cigaren
Edhe pse të gjithë janë me pushime, ai që mendon për të “nxehur” teknikun portugez është mbrojtësi i majtë Ashley Cole. Anglezi është fotografuar në Los Angeles, aty ku po kalon edhe pushimet, duke pirë cigare, gjë që pritet ta tërbojë “Special One”.
Mourinho e ka një eksperiencë të tillë te Real Madrid ku këtë rradhë ai që tymoste ishte portugezi Fabio Coentrao. Pas kësaj marrëdhëniet mes të dyve u ndërlikuan për disa muaj, madje Coentrao u përfol edhe për një largim nga Madridi.
Po me Ashley Cole çfarë do të ndodhë?
Category: Futboll