Yjet, gati për të zbritur në stadiumin e Prishtinës
Disa nga yjet e futbollit shqiptar si Cana, Behrami, Shaqiri, Xhaka, Xhemajli, Curri, Berisha e Kuqi pritet të dhurojnë spektakël në stadiumin e Prishtinës këtë të shtunë.
Mbi 30 futbollistë ‘legjionarë’ do ta përbëjnë ekipin e Yjeve të futbollit shqiptar në Evropë dhe botë, i cili do të përballet me FC Prishtinën në stadiumin e kryeqytetit duke filluar nga ora 20:00, për të dhuruar spektakël të për sportdashësit,transmeton albeu.
“I kemi ftuar mbi 40 futbollistë, ndërsa 90 për qind e tyre e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë spektakël të futbollit. Krejt ata futbollistë që luajnë në diasporë janë të mirëseardhur të na kontaktojnë dhe të na bashkëngjiten, pasi ka mundur të jetë ndonjë lëshim, që nuk e kemi ftuar ndonjë lojtar pa dashje, e që na vjen keq. Synim yni është që t’i kthejmë kujtimet kur mbushej stadiumi dhe kur luanin yjet e futbollit në Kosovë. Pra, do të jetë një festë dhe e kemi ndërmend që një eveniment të tillë ta bëjmë tradicional” u shpreh per Express pak dite me pare presidenti i klubit bardh e kaltër, Remzi Ejupi.
Kjo ndeshje sipas organizatorëve i dedikohet rinisë së Kosovës dhe në të njëjtën kohë shërben si mesazh për instancat ndërkombëtare si thirrje për pranimin sa më të shpejtë të futbollit kosovar në organizatat ndërkombëtare.
Category: Futboll