Mascherano dy javë jasht fushave të blerta
29-vjeçari ishte pjesë e formacionit startues të Barcelonës, por u detyrua të braktisë fushën në minutën e 35 pasi ai u lëndua në këmbën e tij të djathtë.
"Javier Mascherano iu nënshtrua testeve mjekësore të mërkurën në mëngjes për të përcaktuar shkallën e lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Real Sociedad," thuhej në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit.
"Është konfirmuar se ai ka dëmtuar këmbën e tij të djathtë dhe për këtë arsye do të jetë jasht fushave të blerta për 10 deri 15 ditë."/veqsport
Category: Futboll
0 Komente