Cana, mbret i minutave dhe i kartonëve
Megjithëse mban rekordin për minutat e luajtura në fushën e lojës, është një tjetër lojtar ai që ka prezencat më të shumta. Nga nëntë ndeshje ka luajtur nëntë herë, por jo me minuta të plota. Bëhet fjalë për mesfushorin Ervin Bulku i cili nuk ka marrë asnjë karton në këto eliminatore dhe është aktivizuar në të nënta ndeshjet. Ndaj Islandës ai u aktivizua si zëvendësues, ndërsa edhe në ndeshjet e tjera nuk është aktivizuar plotësisht.
Lorik Cana renditet ndër lojtarët e parë të kombëtares për numrin e kartonëve të marrë. Bëhet fjalë për tre kartonë të verdhë që i kanë kushtuar atij të diskualifikohej në një ndeshje. Edhe Armend Dallku ka gjithashtu numër të njëjtë kartonësh të verdhë. /Fish Media/
Category: Futboll
0 Komente