Low të shpërblehet me kontratë të re
Joachim Low thotë se ai është afër për të nënshkruar vazhdimin e kontratës, e cila do ta mbajë atë në postin e trajnerit të Gjermanisë edhe pas Kupës Botërore 2014.
Gjermanët siguruan vendin në Brazil me një fitore 3-0 ndaj Republikës së Irlandës gjatë të premtes, dhe pavarësisht se marrëveshja e tij skadon pas turneut, Low pret që të nënshkruajë marrëveshje të re kur të takohet me zyrtarët e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) në fund të muajit.
“Do të kem bisedë sërish në javët e ardhshme me presidentin e DFB Wolfgang Niersbach dhe sekretarin e përgjithshëm Helmut Sandrock. Mund të rezultojë që ne të kemi një marrëveshje [për kontratë të re] më 24 tetor”, ka thënë Low për Bild. /Telegrafi/
Category: Futboll
0 Komente