S’ka ndeshje, por Guardiola po punon
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, është duke punuar intensivisht për ndeshjet e ardhshme edhe pse ekipi i tij është i aganazhuar nëpër kombëtare.
Sipas Bild, Guardiola ka filluar të analizojë në tri pika kryesore ekipin e Mainzit para duelit të rëndësishëm në Bundesliga.
Të njëjtën gjë po e bën Guardiola edhe me Plzenin që po e analizon kryekëput për rreziqet që mund të shfaqë në Ligën e Kampionëve.
Guardiola njihet si perfeksionist dhe nuk dëshiron t’ia lë asgjë rastit edhe pse është në krye të tabelës në Bundesliga dhe në krye të grupit në Ligën e Kampionëve.
Analizat e Guardiolas u shpaguan në ndeshjen ndaj Manchester Cityt ku Bayerni shfaqi një prej performancave më të mira në vitet e fundit. /Telegrafi/
Category: Futboll
0 Komente