Spurs kërkojnë talentët e Barcës B
Trajneri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, është duke kërkuar të riun e Barcelonës, Sergi Samper.
Daily Mail shkruan se AVB ka shfrytëzuar pauzën ndërkombëtare për të përcjellë Barcelonën B në ndeshjen ndaj Deportivo në divizionin e dytë.
Portugezi kërkon një sulmues gjatë janarit, por ishte mesfushori 18-vjeçar të cilin ai e përcolli më nga afër.
Villas-Boas po ashtu kishte parë edhe mesfushorin tjetër, Javier Espinosa, 21-vjeçar, dhe portierin Jordi Masip, 24. /Telegrafi/
Category: Futboll
0 Komente