Arteta i bindur se Evertoni mund ta fitojё Kupёn FA

dardanmiftari | Monday, February 16, 2009 | 0 Komente

Ylli i Evertonit, Mikel Arteta, beson se ekipi i tij ka gjasa tё mёdha pёr tё fituar trofeun e Kupёs FA, pas fitores sё djeshme bindëse prej 3-1 ndaj Aston Villas, qё e kualifikoi kёtё ekip nё çerekfinale.
“Mendoj se kemi shanse, nёse vazhdojmë tё jemi nё formё tё mirё dhe vazhdojmë tё luajmë me mёnyrёn si kemi luajtur nё muajt e fundit”, ka thёnё Arteta. “Mendoj se kemi luajtur shumё mirё, edhe pse nuk dolëm nё fushё me 11-shen e parё pёr shkak tё lëndimeve dhe suspendimeve. Por, sёrish atmosfera e ekipit ishte e pabesueshme”. “Ështё gjё e madhe tё arrish nё çerekfinale, pasi ndeshja me Liverpoolin ishte njё ndeshje e madhe pёr ne, por tash duhet tё vazhdojmë tё luajmë nё kupё, pasi kjo ёshtё e vetmja mёnyrё me anё tё sё cilës mund tё fitojmë trofe me Evertonin, andaj edhe duhet tё vazhdojmë”, ka shtuar mesfushori.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...