NBA: Robinson ngulitësi mё i mirё nё All-Star

dardanmiftari | Monday, February 16, 2009 | 0 Komente

Nate Robinson i New York Knicks ka mposhtur kampionin Dwight Howard pёr tё fituar garёn e ngulitjeve qё u zhvillua nё kuadër tё vikendit All-Star tё NBA-sё nё Phoenix.
Robinson, i cili ёshtё i lartё vetëm 175 cm, ka kërcyer mbi shtatlartin (211 cm) Howard, i cili qëndronte para koshit, pёr tё fituar votat e tifozëve tё cilёt vendosёn fituesin. Robinson kishte qenё fitues i ngulitjeve edhe tri vite mё parё (2006). Fituesi i vitit tё kaluar, Dwight Howard, i cili ishte lojtari mё i votuar pёr ndeshjen e sotme All-Star nё mes tё Konferencёs Lindore dhe asaj Perёndimore, ishte relativisht mё i butё nё rundin e fundit tё ngulitjeve, edhe pse ishte shumё mё kreativ nё rundet e mëhershme. Gjuajtёsi mё i mirё i tresheve ёshtё lojtari i Miami Heat, Daequan Cook, i cili ishte i saktё nё 19 nga 25 tentimet e tij (7 dёshtime) pёr treshe brenda njё minute, duke mposhtur lojtarin e Orlando Magic, Rashard Lewis, i cili realizoi gjysmat nga 30 tentimet (15 treshe, 15 dёshtime).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...