Interi fitues i derbit milanez

dardanmiftari | Sunday, February 15, 2009 | 0 Komente

Kampioni i Serie A, Interi, ka shёnuar fitore me rezultat 2-1 nё derbin ndaj rivalit tё qytetit Milanit, duke forcuar kështu kreun e tabelës.
Sulmuesi brazilian Adriano çoi Interin nё epërsi pas gjysmё ore lojё nё Giuseppe Meazza, ndërsa rezultatin e dyfishoi serbi Dejan Stankovic pak para fundit tё pjesës sё parё (43’), pёr ta çuar Interin tё qetё nё pauzën mes pjesëve. Alexandre Pato ngushtoi epёrsinё nё 2-1 nё minutën e 71-tё, por kjo ishte gjithё çka arritën rosonerёt.
Kjo fitore e Interit, pothuajse ia siguron titullin, pasi që i largohet 9 pikë Juventusit që është në vendin e dytë, dhe 11 pikë ekipit që e mundi, pra Milanit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...