Ballack: Metodat e Scolarit nuk funksionin në Chelsea

dardanmiftari | Thursday, February 12, 2009 | 0 Komente

Mesfushori gjerman Michael Ballack thotë se metodat e menaxherit Luiz Felipe Scolari nuk përputheshin me lojën e Chelseat.
“Çdo menaxher ka metodën e tij të stërvitjes dhe Scolari ka qenë mjaft i suksesshëm me mënyrat e tij në të kaluarën. Ai ka dëshmuar se është një trajner i shkëlqyer, por së fundi pati mungesë të suksesit në Chelsea”, ka thënë Ballack.Ballack, së bashku me Didier Drogban dhe Petr Cech, ishin tre yjet të cilët mendohet se ia kanë “ngulë” thikën brazilianit, por 32-vjeçari thotë se ai ka qenë i befasuar nga shkarkimi i trajnerit.“Isha i befasuar nga shkarkimi i Scolarit. Nuk e kam pritur atë dhe kisha raporte të mira me të. Diçka si kjo gjithmonë është e pakënaqur. Është turp që ai nuk është më me ne”, ka shtuar gjermani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...