Milan kërkon Donadonin

dardanmiftari | Thursday, February 12, 2009 | 0 Komente

Sundimit të Carlo Ancelottit mund t’i vijë fundi te Milani nëse ai dështon edhe këtë sezon ta fitojë Scudetton, ndërsa njoftohet se njëri nga zëvendësuesit potencialë të tij, është ish-trajneri i përfaqësueses së Italisë, Roberto Donadoni.
Rossonerët aktualisht mbajnë pozitën e tretë në Serie A me tetë pikë diferencë nga lideri Inter, derisa Derby della Madonnina që zhvillohet të dielën ndërmjet dy skuadrave rivale mund të jetë vendimtari për Milanin, i cili ka nevojë vetëm për fitore. Ndërkohë, Ancelotti është në planet e Chelseat, të cilët pas shkarkimit të Luiz Felipe Scolarit kanë angazhuar përkohësisht Guus Hiddinkun, ndërsa mediat italiane dhe ato britanike spekulojnë se ish-trajneri i Juventusit është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin Chelseat në qershor. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Milani tashmë ka përpiluar listën me emrat e trajnerëve, të cilët mund ta zëvendësojnë Ancelottin, ndërsa listës i prin Roberto Donadoni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...