Benitez e dëshiron talentin e ri tё Barcelonёs, Deulofeu

dardanmiftari | Thursday, February 12, 2009 | 0 Komente

Mediat angleze pёrcjellin lajmin se Liverpooli njё kohё tё gjatё ёshtё duke e përcjellё tё riun e Barcelonёs, Gerard Deulofeu dhe ёshtё i gatshёm ta angazhojё talentin e ri.
Daily Mail ka shkruar se vëzhguesit e Liverpoolit me muaj janë duke e përcjellё tё riun Gerard Deulofeu. Anёsori i Barcёs llogaritet si njё prej talenteve mё tё mëdhenj tё Evropё dhe nga ekspertët ёshtё paralajmëruar si Ronaldinho i ri. Deulofeu edhe nё tё kaluarën kishte tërhequr vëmendjen e ekipeve nga Anglia, para sё gjithash Arsenalit dhe Cheleat, por tash tё kuqtë duket se janë favorit pёr shkak tё ndikimit tё madh spanjoll tek ky ekip. I riu ёshtё vetëm njё prej shumë talenteve tё rinj qё kanë dalë nga akademia e Barcelonёs, si edhe Xavi, Iniesta, Fabregas dhe Messi. Katalunasit pritet tё refuzojnë interesimet e top ekipeve evropiane dhe tё parandalojnë njё rast tё ngjashëm me atё tё vitit 2003 kur Arsenali “vodhi” mesfushorin Cesc Fabregas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...