Maradona: Bëmë që francezët të dukeshin qesharakë

dardanmiftari | Thursday, February 12, 2009 | 0 Komente

Legjenda argjentinase dhe trajneri aktual i përfaqësueses së Argjentinës, Diego Maradona, beson se skuadra e tij ka luajtur aq mirë në fitoren e të mërkurës mbrëma kundër Francës në Velodrome, saqë i kanë bërë francezët të duken si të marrë në fushë.
“E dinim se duhej të luanim futboll të nivelit të lartë dhe këtë e arritëm. Madje për një kohë i bëmë francezët të dukeshin qesharakë në fushë”. “Mendoj se e kontrolluam Francën më mirë në pjesën e dytë. Ata varen shumë nga Ribery, dhe ne u munduam ta neutralizojmë atë gjatë gjithë kohës”. “Të gjithë lojtarët e mi luajtën mirë, gjithçka ishte pozitive. Skuadra e kuptoi se ne duhej ta kontrollonim topin duke ditur se kundërshtari është i rrezikshëm”, ka thënë Maradona.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...