Interi shënjestron Van Persien

dardanmiftari | Saturday, February 14, 2009 | 0 Komente

Kampionët e Italisë, Inter, janë duke përcjellë yllin holandez të Arsenalit, Robin Van Persie, të cilin dëshirojnë ta transferojnë në qershor.
Sipas njoftimit të tabloidit britanik “The Daily Mirror”, zikaltrit po planifikojnë transferimin e 25-vjeçarit në afatin kalimtar veror. Nerazzurët dëshirojnë të shfrytëzojnë nga rasti, pasi bisedimet aktuale për rinovimin e kontratës së Van Persiet me Topçinjtë, kanë dështuar, pasi që holandezi kërkon afër 90.000 euro në javë, ndërsa Arsenali ofron vetëm 73.000 euro. Po ashtu thuhet se Van Persie nuk është i kënaqur me situatën aktuale të Arsenalit, prandaj dëshiron të orientohet drejt një skuadre më stabile.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...