Beckham nuk qëndron në Milan!

dardanmiftari | Saturday, February 14, 2009 | 0 Komente

Skuadra e Los Angeles Galaxy ka vendosur ta mbajë mesfushorin anglez David Beckham në Amerikë, pasi që, sipas tyre, Milani nuk ka bërë një ofertë të pranueshme për lojtarin.
Presidenti i Anchutz Entertainment Group (pronarëve të L.A. Galaxy), Tim Leiweke, ka njoftuar se Rossonerët nuk arritën të reagojnë si duhet para ‘ultimatumit’ të vënë nga skuadra e MLS, prandaj Beckham në mars do të kthehet në Galaxy. “Ai do të kthehet këtu më 9 mars dhe tashmë nuk jemi të interesuar për diskutime tjera, sepse kjo do t’i pengonte trajnerit të Galaxy, Bruce Arena, skuadrës dhe tifozëve, prandaj vazhdojmë tutje. Kjo është hera e fundit që flasim për këtë gjë”, ka thënë Tim Leiweke për “L.A. Times”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...