NBA: Toronto dhe Miami shkëmbejnë lojtarët

dardanmiftari | Saturday, February 14, 2009 | 0 Komente

Toronto Raptors ka siguruar shërbimet e Shawn Marion nga Miami Heat, dhe ka dërguar Jermaine O'Neal në drejtim të kundërt.
Jermaine O'Neal dhe Jamario Moon janë shkëmbyer me Shawn Marion dhe Marcus Banks si dhe një sasi e parave është harxhuar nga Heat.“Jam shumë i familjarizuar me Shawn si në aspektin personal edhe në atë profesional dhe ndjej se ai do të jetë një përshtatje ideale dhe ekipi do të përfitojë dukshëm nga ai”, ka thënë menaxheri gjeneral i Toronto Raptors, Bryan Colangelo.Marion, 30-vjeçar, ka një mesatare prej 17.9 pikësh, 10 kërcimesh dhe 1.9 vjedhjesh, në 717 ndeshje të rregullta gjatë dekadës së fundit, kur u aktivizua për Phoenix Suns dhe për Miamin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...