Leonardo favorit për ta zëvendësuar Ancelottin

dardanmiftari | Friday, February 20, 2009 | 0 Komente

Mossuksesi i Milanit në Bremen, e ka nevrikosur edhe më shumë presidentin Silvio Berlusconi, duke nxitur spekulime se do të ketë lëvizje në stolin e Rossonerëve.
“La Gazzetta Dello Sport” njofton se Carlo Ancelotti mund të zëvendësohet nga Leonardo nëse dështon që të sjellë trofe në San Siro këtë sezon. Kuqezinjtë janë larg garës për Scudetto, janë përjashtuar nga Kupa e Italisë, dhe i vetmi trofe i mundshëm u mbetet Kupa UEFA, derisa barazimi kundër Werder Bremenit, ua ka vështirësuar punët për ndeshjen e kthimit, përkundër faktit se ky rezultat më shumë e favorizon Milanin. Megjithatë, ky barazim e ka ‘goditur’ shumë presidentin Berlusconi, i cili është ‘lodhur’ duke shpenzuar para për skuadrën dhe duke parë paraqitje të dobëta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...