Mos e fajësoni Benitezin për krizën e Interit
Sipas Luigi Simonit, Rafa Benitez nuk është fajtori kryesor për krizën e krijuar te kampioni aktual i Evropës, Inter.
“Është vështirë në futboll, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz dhe gabime. E vërteta është se Interi po shikon në të kaluarën dhe se fati nuk është me Benitezin”.
“Ndoshta ata janë prekur shumë nga titujt e fituar, por ishte e natyrshme që ata të mos jenë të pamposhtshëm. Një rënie e formës është gjithnjë normale. Ata kanë nevojë për Maiconin dhe Samuelin. Mendoj se kur të lënduarit të rikthehen Interi do të jetë shumë më konkurrues”, ka thënë Simoni.
Category: Futboll
0 Komente