Cole: Do ta respektoj kontratën

dardanmiftari | Friday, November 19, 2010 | 0 Komente

Ashley Cole ka thënë se ai do ta respektojë kontratën e tij me kampionin aktual të Anglisë, Chelsea, pasi ai nuk e ka ndërmend të largohet edhe dy sezone.
“Unë kam kontratë me Chelsean dhe kështu do të qëndroj këtu deri në fund të saj. Njerëzit nuk më njohin, ata dinë vetëm për atë që shkruhet. Personaliteti im po shfaqet në stërvitje, familje dhe me miqtë”.
“Ata e dinë kush jam unë dhe po tentoj të jem i vërtetë. Unë dua të fitoj, të punoj shumë, të luaj mirë dhe të përmirësohem. Kur unë zgjohem në mëngjes, unë dua të shkoj në stërvitje dhe kjo është ajo që dua të bëj në të ardhmen”, ka thënë Cole.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...