Rossi nuk mendon të rikthehet në United

dardanmiftari | Sunday, February 15, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, i ka hedhur poshtë zërat të cilat e kanë lidhur atë me një rikthim në Old Trafford.
Italiani u largua nga Manchester United në vitin 2007 dhe kaloi tek ekipi spanjoll, por Ferguson kishte përfshirë një pikë në kontratë që klubi i tij do të ishte i pari që do të negociojë me sulmuesin nëse ai vendos të largohet.“Nuk ka kurrfarë lidhje në mes meje dhe Manchester United. Unë jam në Villarreal dhe kjo është e vërteta. Nuk kam fituar rast të luaj në Angli dhe kjo ishte arsyeja kryesore për të cilën dëshirova të fitoj përvojë dhe kjo ndodh në Villarreal”, ka thënë Rossi.“Deri tash jam i lumtur me zhvillimin. Nuk kam plane të rikthehem, por as nuk kam ide se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...