Van Persie kërkon trofe

dardanmiftari | Sunday, February 15, 2009 | 0 Komente

Ylli i Arsenalit, Robin van Persie pranon se klubi i tij duhet të fitojë trofe këtë sezon me qëllim që t’ua mbyllë gojën kritikëve.
Topçinjtë nuk kanë fituar trofe që nga viti 2005 kur arritën të triumfojnë në Kupën FA dhe presioni mbi ekipin e drejtuar nga Arsene Wenger është shumë i madh.Arsenali është po thuajse pa asnjë gjasë për të triumfuar në Premierligë, andaj Kupa FA dhe Liga e Kampionëve janë dy garat ku topçinjtë do të kërkojnë trofe.“Edhe unë ndjehem si tifozët. Edhe unë dua trofe siç duan edhe ata dhe kjo mund të jetë dëshpëruese nëse nuk ndodh. Mendoj pozitivisht, andaj edhe tifozët duhet ta bëjnë të njëjtën gjë. Klubi një kohë të gjatë është pa trofe dhe ne do të bëjmë gjithçka është e mundur ta ndryshojmë këtë”, ka thënë Van Persie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...