Grant dëshiron të rikthehet te Portsmouth

dardanmiftari | Sunday, February 15, 2009 | 0 Komente


Ish-menaxheri i Chelseat, Avram Grant, thotë se ai dëshiron të rikthehet në Premierligë dhe thekson se është e mundur ta marrë nën drejtim ekipin e Portsmouth.
Grant u shkarkua nga detyra e trajnerit të Chelseat në fund të sezonit të kaluar edhe krahas asaj që izraeliti arriti në finale të Ligës së Kampionëve, në finalen e Kupës Carling dhe në vendin e dytë të Premierligës.Grant ishte drejtor sportiv i Portsmouth para se të kalojë në Chelsea dhe së fundi është lidhur prapë me një rikthim në Fratton Park, pas largimit të trajnerit Tony Adams gjatë javës së kaluar.“Rikthimi në Premierligës është prioritet i imi, por në jetë kurrë nuk dihet çfarë mund të sjellë dita e nesërme. Portsmouth ishte klubi im i parë kur erdha në Angli. Është një klub fantastik”, ka thënë izraeliti.“Kam kaluar kohë të mira sa kam qenë atje dhe kam shumë miq, por nuk e di çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, ka shtuar Avram Grant.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...