Robinho: Chelsea më kërkoi edhe në janar

dardanmiftari | Sunday, February 15, 2009 | 0 Komente

Superylli brazilian Robinho beson se Chelsea gjatë muajit janar kishte pasur një tentim të dytë për ta angazhuar atë, por shton se ai tash është i interesuar t’i ndihmojë vetëm Manchester Cityt.
“Scolari dëshironte të më angazhojë. Më ka telefonuar disa herë për të më bindur dhe mendova se kjo do të ndodhë, por Real nuk ishte i interesuar të më shesë tek Chelsea. Chelsea po ashtu dëshironte të kursejë para dhe bëri ofertë më të ulët se ajo e Manchester Cityt”, ka thënë Robinho.“Kam dëgjuar se Chelsea ka provuar të marrë shërbimet e mia sërish në janar, por këtë herë ishte e pamundur pasi unë dëshiroja të mbetem në City, ndërsa as klubi nuk do të më shiste. Tash jam i interesuar vetëm për Cityn dhe për të siguruar vend për pjesëmarrje në Kupën UEFA”, ka shtuar braziliani.Robinho po ashtu ka thënë se blutë kanë gabuar kur kanë shpejtuar me shkarkimin e trajnerit Luiz Felipe Scolari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...