Mourinho mban mend mirë humbjen e fundit në fushë vendore

dardanmiftari | Sunday, February 15, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, e din mirë se për tifozët derbi do të thotë shumë më shumë se tri pikë, dhe dëshiron që edhe me ndeshjen e sotme përballë Milanit ta vazhdojë serinë e prej 109 ndeshjeve pa humbje në fushë vendore në garat e ligave.
“Kam luajtur shumë derbi. Vërtet është kënaqësi në futboll gjatë këtyre përballimeve. Është më lehtë për të punuar pasi nuk duhet të punoni për t’i motivuar lojtarët, sepse motivimi është në vetë atmosferën e ndeshjes”, thotë Mourinho.“E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të zvogëlojmë tensionin dhe adrenalinën. Duhet ta analizoj ndeshjen në mënyrë profesionale dhe të luajmë me tru dhe jo me zemër, ose me ndjenja njerëzore”.“Kemi tetë pikë epërsi. Duhet të jemi të mençur dhe inteligjentë. Por mund të mendoj se për secilin tifoz derbi është derbi dhe vlen më shumë se tri pikë”, shton portugezi.Portugezi ka 109 ndeshje në garat e ligave pa pësuar humbje. Në pyetjen nëse i kujtohet ndeshja e fundit e tij e humbur në fushë vendore, Mourinho thotë:“Kjo ishte me ekipin e Portos, në sezonin tim të parë. Arrita në atë klub në dhjetor dhe ndeshja ishte në janar. Bëhet fjalë për janarin e vitit 2002 dhe kjo do të thotë para shtatë vitesh, që është e pabesueshme. Shtatë vite dhe 109 ndeshje janë shumë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...