Juventusi nxjerr vetëm një pikë përballë Sampdorias

dardanmiftari | Sunday, February 15, 2009 | 0 Komente

Bardhezinjtë e Juventusit kanë arritur vetëm një barazim 1-1 përballë Sampdorias në ndeshjen e Serie A të zhvilluar në Olimpiko të Torinos, duke ‘humbur’ kështu dy pikë të rëndësishme që do të mund ta ngushtonin diferencën ndaj liderit të tabelës Interit.
Djelmoshat e trajnerit Claudio Ranieri e panë vetën në disavantazh pas vetëm 10 minutash lojë, pas golit të shënuar nga Giampaolo Pazzini, që ishte edhe i vetmi i pjesës së parë të ndeshjes.Rezultatin për Juventusin e barazoi sulmuesi brazilian Amauri, i cili shënoi në minutën e 62-të të ndeshjes.Me pikën e fituar Juve mbledh 47 pikë në vendin e dytë, gjashtë më pak se Interi, dhe dy më shumë se Milani, ekipe të cilat sonte do të ndeshen në derbin më interesant të Serie A.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...