Roma mposhtet nga Atalanta

dardanmiftari | Sunday, February 15, 2009 | 0 Komente

Roma ka pësuar një ‘goditje’ prej 3-0 në Bergamo në fushë të Atalantas, duke humbur edhe rastin e artë që kishte për t’u ngritur në pozitën e katërt të tabelës së Serie A.
Të zgjedhurit e trajnerit Luciano Spalleti nuk arritën të tregojnë formën e mirë të cilën e gëzuan së fundi, dhe pësuan tri gola në udhëtim në Stadio Azzurri d’Italia, dy nga të cilët i shënoi Cristiano Doni.Gialorosët kishin edhe një varg mungesash, si Cassetti, Riise, Menez, Cicinho, Panuccin dhe Aquilanin, që të gjithë të lënduar, dhe Rodrigo Taddein të suspenduar. Por, Francesco Totti i cili u rendit në krah të Mirko Vucinic, nuk arriti të gjejë portën kundërshtare.Pas një pjese të parë pa gola, vendasit shënuan tri gola brenda shtatë minutash. Daniele Capelli hapi rezultatin për Atalantan me një goditje në minutën e shtatë të pjesës së dytë (52’). Tre minuta më pas Doni dyfishoi rezultatin, për të shënuar edhe golin e dytë të tij dhe të tretin për Atalantas pas edhe katër minutash tjera (59’).Minutat e fundit Roma i luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Simone Perrotas.Me humbjen e sotme gialorosët humbën edhe rastin për të kaluar në pozitën e katërt të tabelës, dhe do të vazhdojnë të mbeten në pozitën e gjashtë me 40 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...