Mutu luan baras me Genoan

dardanmiftari | Sunday, February 15, 2009 | 0 Komente

Përveç gjashtë golave të shënuar, ndeshjen e bëri atraktive edhe fakti se ishte një luftë e vendit të katër dhe atij të pestë. Genoa që luante në fushë vendore kaloi në epërsi të trefishtë, para se violët të rikthehen në lojë, duke shfrytëzuar edhe përparësinë e një lojtari më shumë në fushë.Tiago Motta shënoi pas 12 minutash lojë në Stadio Marassi, para se Giuseppe Biava të përjashtohet në minutën e 31-të për shkak të dy kartonëve të verdhë. E mbetur me 10 lojtarë, Genoa nuk u dorëzua dhe dyfishoi rezultatin me anë të Raffaele Palladino, 7 minuta para fundit të pjesës së parë (38’).Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte në favor të vendasve, që trefishuan rezultatin me anë të penaltisë së shndërruar në gol nga Diego Milito (56’). Por, kur u mendua se fitorja do t’i takonte Genoas, doli në skenë Adrian Mutu.Rumuni së pari shënoi nga penaltia pas një ore lojë, për të ngushtuar disavantazhin në 3-2 dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt. Mutu vulosi gjithçka vetë, duke arritur të nxjerrë një pikë për Fiorentinën në çastet e fundit të ndeshjes.Pika e fituar e mban këtë ekip edhe më tej në pozitën e katërt, pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve. Roma, që pati rastin të marrë këtë pozitë, dështoi duke humbur 3-0 në fushë të Atalantas.Në mbrëmje është ndeshja më interesante e vikendit, derbi milanez mes Interit dhe Milanit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...