Kupa FA: Everton shkatërron Villan për të arritur në çerekfinale

dardanmiftari | Sunday, February 15, 2009 | 0 Komente

Evertoni ka vazhduar me paraqitjet mbresëlënëse duke mposhtur Aston Villan me rezultat 3-1, në rundin e pestë të Kupës FA të zhvilluar në Goodison Park.
Jack Rodwell çoi vendasit në epërsi të hershme në minutën e katërt të ndeshjes, por James Milner barazoi shumë shpejt për Villan duke mos humbur nga pika e bardhë.Lojtari i ndeshjes Mikel Arteta riktheu epërsinë për vendasit duke shënuar po ashtu nga penaltia (24’). Tim Cahill vulosi fitoren e Evertonit me golin e shënuar 15 minuta para fundit të kohës së rregull të ndeshjes.Fitorja e dërgon Evertonin në çerekfinale të Kupës FA.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...