Real Madridi tregon dhëmbët

dardanmiftari | Sunday, February 15, 2009 | 0 Komente

Kampioni në fuqi i Spanjës, Real Madrid, ka shënuar fitore të thellë prej 4-0 në udhëtim tek ekipi i promovuar këtë sezon në La Liga, Sporting Gijon, duke ngushtuar kështu edhe epërsinë ndaj liderit, Barcelonës, në dhjetë pikë.
Real Madridi duket se ka marrë stimulim nga barazimi i djeshëm i Barcelonës, dhe ka shkatërruar në tërësi ekipin e Sporting Gijonit me dy gola të Raul dhe nga një të Huntelaar dhe Marcelo.Kapiteni i Los Merengues çoi në epërsi mysafirët me golin e shënuar pas 15 minutash lojë, derisa rezultatin që në pjesë të parë e dyfishoi përforcimi i ri i klubit mbretëror, holandezi Klaas Jan Huntelaar, për të cilin ky ishte goli i tij i parë me ekipin e ri (37’).Me fillimin e pjesës së dytë mbretërit trefishuan avantazhin me golin e Marcelos (49’), ndërsa fitoren e vulosi sërish Raul me golin e dytë të tij, 15 minuta para fundit të kohës së rregullt.Me tre pikët e reja Reali ngushton në 10 diferencën e pikëve ndaj liderit, Barcelonës, e cila dje nxori vetëm barazim 2-2 në fushë të Real Betisit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...