Lyoni rrezikon kreun e tabelës

dardanmiftari | Sunday, March 15, 2009 | 0 Komente

Kampioni i Francës, Lyoni, vazhdon me paraqitje të dobëta, duke pësuar humbje kësaj here në fushë të vet nga Auxerre dhe duke rrezikuar edhe kreun e tabelës.
Pole Ireneusz Jelen solli avantazhin për Auxerre në fund të pjesës së parë të ndeshjes (41’), duke shënuar nga afërsia, para se Dane Thomas Kahlenberg të vulosë fitoren, pasi mposhti portierin Hugo Lloris në kohën shtesë (90’).Portieri i Lyonit, kishte mbrojtur një penalti të Cedric Hengbart disa minuta më herët.Lyoni nuk ka fituar në gjashtë ndeshjet e fundit. U eliminua nga Barcelona në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, një javë pasi humbi ndaj Lille në Kupën e Francës.Me këtë humbje, Lyoni e bën më interesante garën për titullin e Francës e edhe më interesante derbin e sotëm francez, ku ish-ekipi i Lorik Canës, Paris Saint Germain, pret në fushë të vet ekipin aktual të kosovarit, Olimpique Marseille.Nëse PSG, që mbledh 52 pikë, shënon fitore në ndeshjen e sotme, do të marrë kreun e Ligue 1 nga Lyoni që ka 53 pikë. Në rast se Marseielle shënon, do të marrë pozitën e dytë, me Lyonin që do të vazhdojë të mbajë kreun.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...