Tottenham prish planet e Villas

dardanmiftari | Sunday, March 15, 2009 | 0 Komente

Tottenham ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në derbin e Premierligës përballë Aston Villas në Villa Park, duke prishur planet e vendasve për të rimarrë pozitën e katërt.
Të zgjedhurit e trajnerit Harry Rednkapp shënuan që në minutën e pestë të ndeshjes, kur Aaron Lennon dërgoj një harkim nga e majta për të gjetur në zonë Jermaine Jenas, i cili mposhti portierin Brad Friedel.Goli i dytë i mysafirëve erdhi po në minutën e pestë të pjesës së dytë, dhe autor i golit kësaj here ishte Daren Bent.Gjithë çfarë arritën vendasit ishte një gol i vetëm i shënuar me kokë nga John Carew pas një harkimi nga e djathta të James Milner, pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.Me humbjen e sotme Aston Villa humb edhe vendin e katërt në tabelën e Premierligës, ku tash ngrihet Arsenali, që ka pikë të barabarta, por diferencë më të mirë golash në krahasim me Villan.Totenhami me këtë fitore i ik edhe më shumë zonës së rreptësisë, duke mbajtur vendin e 11-të me 35 pikë, sa ka edhe Manchester City në pozitën e 10-të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...