Cana: Ëndërroj ligën gjermane dhe angleze

dardanmiftari | Sunday, March 15, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Olimpique Marseille, Lorik Cana, ka zbuluar se largimi i tij nga klubi spanjoll është vetëm çështje kohe, dhe se dëshirë e tij është të luajë në Bundeligë apo Premierligë.
“Kam kontratë me klubin deri në vitin 2010. Ky është një moment i vështirë por vendimtar për mua, pasi gjithçka do të varet nga ofertat që do të bëhen”, ka thënë 25-vjeçari.“Ajo çfarë mund të ju them sigurt është se nuk do ta kaloj të gjithë karrierën time në Marseille, pasi dua të eksploroj edhe ligat e huaja, atë angleze ose gjermane. Do t’i mbush 26 vjet në korrik, andaj nuk e kam asgjë për nguti”.“Lëvizja nuk është e patjetërsueshme. Marseille është si shtëpi për mua. Kam kaluar sezone të shkëlqyeshme me klubin dhe vetëm titulli na mungon”, shton mesfushori i kombëtares shqiptare.Cana sonte do të përballet me ish-ekipin e tij, Paris Saint Germain, në derbin më të rëndësishëm të ligës franceze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...