Bogdani shënon, Lazio turpërohet

dardanmiftari | Sunday, March 15, 2009 | 0 Komente

Erjon Bogdani ka shënuar golin e parë për Chievon, që turpëroi Lazion para tifozëve të vet duke e mposhtur me rezultat 3-0.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare u fut si zëvendësues në minutën e 20-të, në vend të të lënduarit Makinwa, dhe shënoi golin parë pas 7 minutash inkuadrimi në lojë (27’). Dy golat tjerë për Chievon i shënoi Sergio Pellisier.Kapiteni dyfishoi avantazhin një minutë pas golit të Bogdanit, duke heshtur turmën e tifozëve vendas. Goli i tretë që vulosi gjithçka, erdhi po nga Pellisier gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt.Edhe ekipi tjetër romak, Roma, po ashtu ka dështuar të shënojë fitore dhe të futet në katërshen që dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi barazoi 2-2 në fushë të Sampdorias.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...