Milani shkatërron Sienën
Inzaghi ka arritur golin e 300-të në karrierë, derisa ai dhe Pato kanë shkëlqyer duke shënuar nga dy gola secili, për të ndihmuar Milanin të shënojë fitore 5-1 në fushë të Sienës.
Pjesa e parë
Rosonerët shënuan pas vetëm shtatë minutash lojë. Pas një harkimi nga këndi, mesfushori Mathieu Flamini u faulua nga Houssine Kharja në zonën e rreptësisë, ndërsa nga pika e bardhë nuk huqi Andrea Pirlo.Në çastet e fundit të pjesës së parë, një harkim i shkëlqyeshëm nga këndi i David Beckham, gjeti Filippo Inzaghin, i cili nuk huqi për të çuar Milanin në pauzë me avantazh të dyfishtë.
Pjesa e dytë
Furia e mysafirëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kur pas dhjetë minutash Pato shënoi edhe golin e tretë për rosonerët nga gati 20 metra largësi (55’). Vendasit ngushtuan në 3-1 pas shtatë minutash tjera me anë të Massimo Macaronne.Për t’i dhënë shkëlqimin Milanit, në skenë dolën sërish Inzaghi dhe Pato. Sulmuesi veteran i rosonerëve shënoi në minutën e 71-të, shtatë minuta para se edhe Pato të gjejë për të dytën herë golin, duke vulosur fitoren 5-1.Me këtë fitore Milani forcon pozitën e tretë me pesë pikë prapa Juventusit, dhe gjashtë mbi Genoan.
Category: Futboll
0 Komente