Mijatovic: Reali luajti keq

dardanmiftari | Wednesday, March 11, 2009 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Real Madridit, Predrag Mijatovic, është shprehur se gjatë ndeshjes në Anfield, skuadra e tij tregoi 'një pasqyrë shumë të keqe'.
Los Merengues janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi në ndeshjen kthyese në Anfield, Liverpooli i turpëroi duke i mposhtur me rezultat 4-0. “Edhe këtë herë u eliminuam në 1/8 e finales. Liverpooli luajti shumë mirë, ndërsa ne nuk luajtëm aspak, nuk arritëm t’i baraspeshojmë gjërat në fushë”. “Duhet të jemi të brengosur, sepse ajo që treguam në këtë ndeshje është një pasqyrë shumë e keqe për skuadrën”, ka thënë ish-sulmuesi i Los Blancos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...