Mourinho: Në Manchester ndjehem si në shtëpi

dardanmiftari | Wednesday, March 11, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Inter, Jose Mourinho, thotë se ai ndjehet si në shtëpi në Old Trafford, por megjithatë shton se ai nuk është i interesuar për të pasuar menaxherin Sir Alex Ferguson në detyrën e kampionit të Anglisë.
“Për të parën herë kam ardhur këtu në vitin 2004, dhe atëherë vërtetë ishte diçka e re për mua. Tash jo, di ca detaje sikur të ishte shtëpia ime”, ka thënë Mourinho para derbit të sotëm të Ligës së Kampionëve.“Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga viti 2004, por jo edhe mënyra se si e shoh unë futbollin, pasioni im për sportin dhe kjo është ajo që do t’ua them lojtarëve. Ata duhet të kënaqen me një ngjarje kaq të rëndësishme”, ka shtuar portugezi.Mourinho po ashtu ka thënë se spekulimet se ai mund ta zëvendësojë Fergusonin tek Manchester United, janë të pavërteta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...