Senna: Adebayor nuk më bën përshtypje

dardanmiftari | Tuesday, April 14, 2009 | 0 Komente

Përkundër rikthimit të suksesshëm të Emmanuel Adebayorit nga lëndimi, kundërshtari i tij në Ligën e Kampionëve, mesfushori i Villarrealit, Marcos Senna, thotë se ai nuk sheh asgjë të veçantë te sulmuesi shtatlartë.
“Adebayor nuk më lë përshtypje. Në moshën time, dhe në bazë të asaj që kam parë në futboll, është vështirë të gjej një lojtar, i cili vërtet më lë përshtypje”. “Adebayor është një lojtar i mirë, mirëpo nuk mund të thuhet se ai është një superyll. Ai duhet të kalojë edhe shumë vite dhe të jap shumë, nëse dëshiron ta arrijë atë që e ka bërë Henry për Arsenalin”. Për më shumë Senna ka folur edhe për ndehsjen e të mërkurës mbrëma në Emirates, duke thënë se skuadra e tij nuk të kërkojë vazhdimet por fitoren. “Ne jemi të aftë për të fituar në Londër dhe për ta vazhduar garën. Jemi pa mëdyshje shumë më të fuqishëm se para tre vitesh (kur Villarreali u eliminua nga Arsenali). Kemi një skuadër shumë më të kompletuar se atëherë”. “Kjo ndeshje është krejt ose asgjë. Ne jemi të vetëdijshëm për atë që duhet të bëjmë dhe e dimë se kemi mundësi të fitojmë”, ka përfunduar Senna.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...